Berisha: Janë lëshuar urdhër-arresti për zonjat e Ahmetajt, duan ta shpallin atë si trurin e aferës

Berisha: Janë lëshuar urdhër-arresti për zonjat e Ahmetajt, duan ta shpallin atë si trurin e aferës

13:00, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sot se SPAK po synon ta shpallë Arben Ahmetajn si trurin e aferës së inceneratorëve.

I pyetur për informacionet në lidhje me informacionet për kërcënimet ndaj Arben Ahmetajt, Berisha tha:

“Nuk kam komunikuar drejtpërdrejt me Arben Ahmetajt. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza të qytetarit dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë jam i ndjeshëm. Ahmetaj u largua duke paraqitur sms kërcënuese që i ishin dërguar. Këto sms prokuroria duhet t’i hetonte. Apo ishin këto për skenarin e azilit të tij, këtë nuk e di. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve. Për të dy zonjat, ish-bashkëshortet dhe bashkëshorten, burime mjaft të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër-arresti”.

“Të lëshosh urdhër arresti për ato zonja dhe të sillet Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri të lirë, të cilët me firmat e tyre janë baza e kësaj vjedhje, kjo është një akt që dëshmon se po përpiqen me çdo kusht ta servirin çështjen sikur nuk është. Arben Ahmetaj të paraqitet si strumbullari apo truri dhe Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si lejtnantët e tij.

Qarku mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrimi i shekullit,” tha Berisha.

Më tej, ai kërkoi sërish dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si të implikuar në aferën e djegësave.

“Artur Metani është me funksionet pothuaj të kryeministrit të drejtësisë. Kam informacion të sigurt që zoti Metani, në kundërshtim me çdo lloj praktike, ka shkuar dhe ka kryesuar mbledhjen me pesë zëvendësministra. Këtë e kam me dëshmitarë. Në Ministrinë e Mjedisit. Ndër të cilët Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër në atë mbledhje,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco