VIDEO/ Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAK

10:42, 04/08/2023
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAK.

Denaj është paraqitur paraditen e së premtes në ambientet e SPAK.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar ish-ministren e Financave në dyert e strukturës së posaçme kundër korrupsionit.

Anila Denaj ka shërbyer si ministre e Financave nga janari 2019 deri në shtator të vitit 2021. Aktualisht është deputete e qarkut të Vlorës.

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco