‘Mjekët zëvendësohen me votuesit e PS’/ Vokshi: Rama dhe Manastirliu, nxitësit kryesorë të eksodit

‘Mjekët zëvendësohen me votuesit e PS’/ Vokshi: Rama dhe Manastirliu, nxitësit kryesorë të eksodit

13:49, 02/08/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar një denoncim në të cilin thuhet se mjekëve specializantë po u bëhet presion që të ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe të zëvedësohen me ata që i dhanë votat partisë-shtet në 14 maj.

Në postimin e saj në Facebook, Vokshi thekson se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, janë nxitësit  kryesorë të eksodit të pandalshëm të mjekëve me politikat e nismat ligjore.

Postimi i plotë:

Pse ikin mjekët???

Lexoni denoncimin se si Drejtuesit e Poliklinikave shantazhohen nga drejtuesit e Operatorit rajonal Suida Kuka dhe të Tiranës Bora Salaj, që të ndërpresin marrëdhëniet e punës me mjekët specializantë e t’i zëvëndësojnë me ata që i kanë dhënë votat Partisë-Shtet.

Prej vitit 2014, Shqipëria llogaritet të ketë eksportuar rreth 1500 mjekë vetëm në Gjermani, ndërsa largime ka pasur edhe drejt Italisë, Anglisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Francës.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, janë nxitësit  kryesorë të eksodit të pandalshëm të mjekëve me politikat e nismat ligjore #anishëndetësore, #antisociale, #antiligjore, #antikushtetuese e #antikombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco