Berisha: Fronti opozitar i rëndësishëm për protesta të fuqishme kundër këtij regjimi

Berisha: Fronti opozitar i rëndësishëm për protesta të fuqishme kundër këtij regjimi

08:33, 02/08/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh dje gjate mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike se fronti opozitar është i rëndësishëm për gara dhe protesta të fuqishme kundër regjimit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha shprehet se protestat janë procesi më i vështirë, por këtu qëndron detyra e tyre për realizimin e qëllimit, atë që kryedemokrati e quan “ndarja me regjimin”.

Sali Berisha: Fronti opozitar është i një rëndësie jetike. Fronti opozitar është i rëndësishëm për protesta të fuqishme kundër regjimit dhe pastaj sigurisht gara elektorale. Fronti opozitar është vendimtar për organizimin e protestave kundër këtij regjimi dhe natyrisht në kalimin e një qeverie teknike në zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Nuk duhet të ketë asnjë iluzion se krijimi i frontit opozitar, hapja dhe analiza e PD-së do të mund të realizojë qëllimin pa protesta të fuqishme kundër regjimit. Protestat janë procesi më i vështirë, por këtu qëndron detyra jonë. Ne sot kemi 100 argumente për të ju dëshmuar qytetarëve se ky regjim me votë nuk ikën. Nëse duam të ndalemi me këtë regjim, duhet të sakrifikojmë protesta. Edi Rama në pamje të parë është njeri, ka mbështetje, por në fakt është një person nga më të deskritituarit. Si hije e zezë e ndjekin aferat e mëdha korruptive, lidhjet me bandat me krimin, masakra zgjedhor, por e ndjek dhe afera “McGonigal”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco