Familja i siguroi paratë falë qytetarëve, qeveria kujtohet 3 ditë me vonesë për aktorin e njohur Genc Fuga

Familja i siguroi paratë falë qytetarëve, qeveria kujtohet 3 ditë me vonesë për aktorin e njohur Genc Fuga

21:22, 01/08/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru pas thirrjes për ndihmë nga bashkëshortja e tij, Eni Jani ku brenda pak orësh u sigurua shuma për operacionin që kushtonte 19 mijë euro.

Nga ana tjetër, qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për mbulimin e shpenzimve të kurimit të aktorit Fuga, e cila është 2 milionë lekë të reja.

Kujtojmë se në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë euro nga dhurimet përmes aplikacionit go-fundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë dhe personazhe publike në shuma të ndryshme.

Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës ndërsa falënderoi miqtë e publikun për mbështetjen dhe ndihmën monetare e po ashtu mjekët që kryen operacionin.

Ky rast u pasua me reagime të shumta, ku shumica dënuan heshtjen e qeverisë dhe falimentimin e sistemit shëndetësor publik, për të majmur privatin, duke lënë në mëshirë të fatit njerëzit e thjeshtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco