Media e parë ndërkombëtare që e quajti ‘narko-shtet’ Shqipërinë e Ramës, bie në duart e Sorosit

Media e parë ndërkombëtare që e quajti ‘narko-shtet’ Shqipërinë e Ramës, bie në duart e Sorosit

20:17, 01/08/2023
A+ Aa A-

Kompania mediatike Vice Media, e cila ka shpallur falimentimin, është shitur te një konsorcium ish-huadhënësish, që përfshijnë edhe një fond të lidhur me miliarderin majtist, George Soros.

Kompania, e cila dikur kishte një vlerë prej 6 miliardë dollarësh, tani u shit për 350 milionë dollarë.

Sipas NY Post, kompania mediatike kishte shpallur falimentimin në maj, pasi nuk ishte në gjendje të paguante faturat.

Kjo media e madhe kanadezo-amerikane është e njohur edhe për publikun shqiptar.

Ajo ishte ndër mediat e para të mëdha ndërkombëtare që e etiketoi Shqipërinë e Edi Ramës si një narko-shtet.

Portali shkruante në vitin 2019 se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku baronët e drogës janë të ligjshëm dhe shumë të lidhur me njerëzit e pushtetit.

Por edhe në fillim të këtij viti, Vice Media publikoi një shkrim ku theksohej se Shqipëria është një narko-shtet, ku zyrtarët kapen me drogë.

Ajo i referohej arrestimit të zyrtares Erisa Fero me 60 kg kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco