Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kryemadhi: Inceneratori është një histori mafioze e pastrimit të parave

19:58, 01/08/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka inkurajuar SPAK që të vazhdojë me hetimet për inceneratorin  e Tiranës.

E ftuar në 'Edicionin Qëndror' në Syri Tv, Kryemadhi u shpreh se inceneratori nuk është një histori tenderash por shumë më shumë se kaq, duke e krahasuar me historinë e mirëfilltë të një mafieje që në fokus ka pastrimin e parave.

Në fakt është shumë komplekse dhe shumë e madhe si çështje sepse përfshihet jo vetëm korrupsioni pasiv e aktiv, kalim dhe shkeje kopetencash, shpërdorim detyre, shkelje dhe marrja e kopetencave të pushtetit vendor dhe shumë e shumë të tjera.

Hyrja pastaj, në strukturë të organizuar kriminale, pra janë shumë gjëra bashkarisht, që le të themi e rrisin volumin e punës po t’i shtojmë dhe evzazionin fiskal, që vetëm për këtë të fundit, në korrik të 2022, ne kemi dorëzuar gati 6231 faqe, që janë të lidhura me pjesën e inceneratorit, pra firma e Klodian Zotos që sot Prokuroria thoshte ‘de fakto’, ka 25 milionë dollarë evazion fiksal për fatur fiktive, për ato për të cilat sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin ku nga këto, të themi se 25 përqind e tyre janë fshehja ose mospagimi i TVSH.

Pra ajo që unë nuk dua ta dekurajoj por inkurajoj, është se kemi një hap, kemi një veprim, vërtet nuk ndalohen pagesat, ama administratori që do ta marrë përsipër nuk është offshore.

 Paratë nuk do shkojnë te pronarët de fakto të inceneratorit të Tiranës si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, por do shkojnë tashmë tek kompania, ku administratori që do vendoset nga gjykata, do mbajë përgjëgjesi ligjore penale  dhe financiare se çfarë do bëhet me paratë që do paguajnë bashkitë.

Pra çfarë roli do ketë adminsitratori dhe kush do jetë ai? Do jetë administratori një njeri që do vazhdojë të bëjë pagesat e mediave dhe TV? Kjo është për tu pare, por e rëndësishme është që diçka ka filluar dhe sigurisht që ne do vazhdojmë ta nxisim akoma më shumë SPAK për të ecur  përpara dhe do ta ndihmojmë me dokumente të tjera. Pasi ka akoma për të zbuluar, sepse inceneratoir i Tiranës nuk është thjeshtë një tender, është një vepër komplekse.

Unë prej disa muajsh i kam çuar bashkisë së Tiranës kërkesë për pagesat dhe mënyrën se si paguhen përsa I përket inceneratorit dhe nuk kthen përgjigje kur ndërkohë ka shkelur ligjin për të drejtën e informimit por dhe ligjin për deputetin, që është autmatikisht i detyruar të kthente përgjigje brenda dy javëve.

Inceneratori i Tiranës nuk është më vetëm një ‘histori djegësash’ por kalon më tej duke shkuar ne histori mafjeje,  në një mafie të pastrimit të parave.

Si çohen pratë jashtë, si ndryshohet destinacioni i tyre dhe si vijnë në Shqipëri në mënyra të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco