Dorjan Teliti: 'Inceneratori, qershia mbi tortën e mbushur me korrupsion...'

Dorjan Teliti: 'Inceneratori, qershia mbi tortën e mbushur me korrupsion...'

19:25, 01/08/2023
A+ Aa A-

Dorjan Teliti, nënkryetar i  i Këshillit të Bashkisë Tiranë, në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar të ‘Facebook’ shkruan se me nisjen e hetimeve të Spak për inceneratorin e Tiranës, dita që gjithçka do të dalë në dritë nuk do të jetë e largët.

Ai i bën thirrje ministrisë së financave të ndalojë menjëherë pagesat apo shumë miliona euroshe të çuara dëm në emër të këtij abuzimi të hapur, pasi ora e së vërtetës po vjen.

Pjesë nga shkrimi i tij:  "Inceneratori është qershia mbi tortën e mbushur me korrupsion.

Sot SPAK nisi me qershinë dhe s’do të jetë larg dita që gjithçka do të dalë në dritë.

Duke lexuar pak më parë reagimin e Veliaj, të lë të kuptosh qartë që pengesat për inceneratorin do të vazhdojnë, por nëse mendon Kryebashkiaku i Tiranës se do të ushqejë më tej me këtë korrupsion e ka shumë gabim. I bëj thirrje Ministrisë së Financave e cila shprehej se thesari vazhdon me pagesat pasi s’ka ndonjë vendim nga sistemi gjyqësor të ndalojë çdo pagesë, shuma miliona kanë ikur dëm në emër të këtij abuzimi të hapur dhe nën dritën e diellit. Ora e së vërtetës po vjen shumë shpejt dhe i sugjeroj Veliaj të “mirëpresë’- siç edhe vetë thotë-hetimin e plotë të inceneratorëve inekzistent".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco