INTERVISTA/ Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Malltezi: Po vidhen taksat e shqiptarëve, lëvizja e SPAk e vonuar, por për t'u përshëndetur

18:16, 01/08/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Deemokratike Jamarbër Malltezi, ishte i ftuar ditën e sotme në një lidhje ‘Skype’ në Syri Tv ku ka komentuar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

Ai është shprehur se ky vendim i SPAK është mjaft i vonuar, megjithëse të paktën më në fund disa të vërteta 'do të dalin në dritë'.

Pjesë nga intervista:

 

Bledi Marku: Sekuestrohet incenerotori i Tiranës, ky vendim a është i vonuar nga ana e Spak-ut?

Malltezi: "Së pari, padyshim që vendimi është i vonuar dhe së dyti është për tu përshëndetur Spak-u që më në fund lëvizi dhe filloi të lëvizë lidhur me inceneratorin e Tiranës sepse ka disa vite që po vonohet. Pak rëndësi ka për qytetarin shqiptar në rast se pronari do të ishte Klodian Zoto apo Mërtiri apo Karlo Bollino, kjo nuk do të thotë asgjë.

Rëndësia fillestare e kësaj pune është se ne po vidhemi, po merren para publike e taksa paguesve shqiptar për një shërbim që nuk po bëhet. Dëshira e SPAK-ut për të shkuar e për të parë kush janë pronarët ishte disi e çuditshme. Përderisa kontrata është e paligjshme dhe aty ti ke pika që bien ndesh me çfarë do lloj do lloj kontrate juridike ajo është e korruptive.

E para, është një veprim në rrugën e duhur por është shumë pak dhe shumë e vonuar, kjo nuk është thjesht një ryshfet apo pastrim parash jo efektive. Afera e inceneratorëve është që e gjithë qeveria e Shqipërisë të gjithë ato ministra u bënë bashkë dhe u vënë nën urdhërat e Zotos dhe Martirit të cilët përgatisnin letrat se çfarë duhet të thoshte Bashkia e Tiranës apo Ministria e Mjedisit dhe ajo e Ekonomisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco