SYRI TV/ Rama dhe Veliaj e mbronin djegësin e Tiranës dhe lejuan pagesat mujore ndaj Zotos

16:57, 01/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj  në deklaratat e tyre publike e kanë marrë gjithmonë në mbrojtje inceneratorin e Tiranës, madje kanë lejuar vijimin e pagesave periodike ndaj komapanisë Integrated Energy BV, sot në sekuestrim nga SPAK.  Për të justifikuar derdhjet mujore ndaj Klodian Zotos dhe Mirel Mertirit, Rama dhe Veliaj deklaronin se Tirana po paguhet për shërbimin që merr dhe se kryeqyteti është më i pastër duke shpërfillur skemën e korrupsionit që po kryhej me djegësat .

SYRI TV

Pavarësisht akuzave dhe denoncimeve të vazhdueshme nga opozoita për aferën korruptive me djegësat, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  në deklaratat e tyre publike e kanë marrë në mbrojtje inceneratorin e Tiranës, duke thënë se ai kryen shërbimin për qytetarët. Madje  dyshja Rama-Veliaj kanë qënë gjithmonë dakord për vijimin e pagesave ndaj kompanisë së inceneratorit,  pavarsisht hetimeve nga SPAK. Si për të justifikuar pagesat periodike ndaj Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, Edi Rama mjaftohej me deklaratën se Tirana po paguan për shërbimin. Nga foltorja e Kuvendit, Rama i përgjigjej akuzave të deputetëve të opozitës për inceneratorin fantazmë, se landfillin e Sharrës trajtoheshin çdo ditë mbetje.

Në të njëjtën linjë është shprehur publikisht edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një emision televiziv në prill të këtij viti deklaronte se Tirana është më e pastër falë inceneratorit.

Rama Veliaj por edhe ministrat përgjegjës, kanë shpërfilluar akuzat e faktuara të opozitës madje edhe me prova e monitorime nga landifilli ku nuk behej incinerimi dhe trajtimi i mbetjeve por vetëm groposja e tyre. Por pavarsisht kësaj, dhe faktit se SPAK po hetonte skemën e korrupsionit me djegësët, qeveria nuk i ndali në asnjë moment pagesat ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV.  Por tashmë që SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, deklaratat e Ramës dhe Veliajt faktojnë se ata thjesht po merrnin në mbrojtje bosët e plehrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco