SYRI TV/ Zoto-Mërtiri 'zhvasin' buxhetin e bashkive. Koncensioni inceneratorit, vlerë 128 mln euro

15:47, 01/08/2023
A+ Aa A-

Ndonëse Koncesioni i Sharrës parashikonte vlerën 128 milionë euro, kjo shifër shkon disa herë më shumë në periudhën 30 vjeccare. Vetëm nga viti 2017 deri më sot Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë 56 milionë euro nga taksat e qytetarëve, e nga këto 49 milionë janë dhënë vetëm nga Bashkia e Tiranës me firmë të Erion Veliajt.

SYRI TV

Inceneratori inekzistent i Tiranës, ka marrë miliona euro nga paratë e taksapguesve shqiptarë. Sipas SPAK vlera e koncensionit të inceneratorit të Tiranës, është rreth 128 milionë euro dhe parashikohet të zgjasë për 30 vjet. Mirëpo, nga vitit 2017 kohë kur nisi koncensioni i inceneratorit e deri në korrik të këtij viti, bashkitë e qarkut Tiranë dhe Durrës, si dhe institucione të tjera, kanë paguar rreth 56 milionë euro për kompaninë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Nga këto, vetëm bashkia e Tiranës, ka paguar rreth 49 milionë euro, të cilat kanë shkuar në llogaritë e kompanisë Integrated Energy B.V. SPV, që është në pronësi të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Nëse i referohemi shifrave, shihet qartë se landfilli i Sharrës, në vetëm gjashtë vitetet e para të koncesionit ka marrë gati gjysmën e parave, të cilat ishin parashikuar të paguheshin përgjatë 30 viteve të koncensionit. Me këtë ritëm pagesash, për 24 vitetet e ardhshme të koncensionit, institucionet publike do të duhet të paguajnë më shumë se 200 milionë euro të tjera për këtë aferë. Ajo që vihet re, është fakti se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në kontratën e inceneratorit të Tiranës, kanë vendosur klauzola që detyrojnë institucionet publike të depozitojnë mbetjet urbane në landafillin e Sharrës, duke mos i lejuar bashkitë që ndërtojnë landfille në territorin e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco