Sekuestrimi i inceneratorit, Çollaku: Veliaj, trupin te Komedia, kokën të Prokuroria

Sekuestrimi i inceneratorit, Çollaku: Veliaj, trupin te Komedia, kokën të Prokuroria

14:57, 01/08/2023
A+ Aa A-

Po. Bravo SPAK. Veliaj, trupin te Komedia, (Teatri) kokën te Prokuroria.

Prokuroria e Posaçme ka hedhur një hap të fortë në provën e zjarrit. Duke investuar besueshmëri serioze.

Sekuestro preventive inceneratorit të Tiranës.

Akuzat:

Procedimi penal nr 255 viti 2020.

Mashtrim me pasoja të rënda.

Korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.

Pastrim produkteve të veprës penale.

Shpërdorim detyre.

Kur Prokuroria njoftoi sekuestron dhe gjykata e miratoi Erjon Veliaj kishte dalë të ligjëronte mbi një vepër tjetër penale ku ai është i përfshirë ekstremisht. Teatri Kombëtar. Grabitja e madhe shembja e madhe. Kryebashkiaku e kishte sot me gjithë delirin e tij, trupin te Teatri e kokën nga SPAKU.

Mirel Mërtiri e Klodian Zoto e bashkëpunëtorët e tyre në veprën penale nga sot nuk do të marrin 80 mijë euro në ditë e miliona euro në vit nga Bashkia dhe Qeveria. Erion Veliaj pavarësisht tekstit, valles së mandatit të trtetë, kujdesjes e shkujdesjes, është person në hetim. Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Sako Emirjana, Niko Peleshi, Armando Subashi, nuk mund të lënë vetëm në qeli Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Veliaj ka dosjen e Teatrit dhe Ndanghetës në SPAK për të cilat akuza nuk lajmëruar ende veprime konkrete dhe kjo është dyshuese.

E megjithatë sot Prokuroria duhet përgëzuar e mbështetur. Edhe këtu me këto akuza të pafundme sërish SPAK ende nuk na ka argumentuar përse nuk ngre akuzën e dukshme me prova të dukshme Organizatë Kriminale siç thotë shkoqur neni 28 i Kodit Penal. Copëzimi i dosjes është një veprim teknik ushqyes i skepticizmit. Mrgjithatë sot Erion Veliaj ishte me trup te Teatri te komedia e kokë te SPAK, Prokuroria..to be continued…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco