Këlliçi: Spak ti shkojë deri në fund vjedhjes së shekullit, vetem kur të burgoset Veliaj dhe Rama atëherë do të ketë drejtësi

Këlliçi: Spak ti shkojë deri në fund vjedhjes së shekullit, vetem kur të burgoset Veliaj dhe Rama atëherë do të ketë drejtësi

13:41, 01/08/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me atë që ai e quan një nga aferat më të mëdha në histori, sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës me urdhër të SPAK.

Këlliçi shkruan në postim se kjo ngjarje  është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre dekadave.

Postimi i plotë: 

Një hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi direkte të Erion Veliajt, është për t'u përshëndetur.

SPAK ka konkluduar se në inceneratorin e Tiranës kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, pastrim parash, e më shumë. Krime mjaft të renda këto. Krime për të cilat kam ngritur herët zërin bashkë me kolegë të Opozitës.

E sotmja është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave.
Inkurajoj SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën.

Ndryshe nga rastet e tjera, me inceneratorin e Tiranës autori i keqbërjes është në dritën e diellit, pasi ai me firmën e tij ka insistuar që të ngrihet kjo skemë e mashtrimit me pasoja të rënda, e pastrimit të parave, dhe vjedhjes së qytetarëve të Tiranës.
Mund ta ndalosh ndryshimin duke vjedhur votën, por modeli i ngritur mbi abuzim e zullum nuk zgjat përgjithmonë.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco