Berisha: Pas mbrojtjes së votës, PD hap procesin e analizës! Rama armik i egër i opozitës dhe lirisë

Berisha: Pas mbrojtjes së votës, PD hap procesin e analizës! Rama armik i egër i opozitës dhe lirisë

13:06, 01/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen me kryesinë në selinë blu, ku ka njoftuar se pas mbrojtjes së votës dhe denoncimit të farsës zgjedhore të 14 majit, demokratët hapin procesin e analizës së thellë.

Berisha theksoi se raporti i mbrojtjes së votës është dërguar edhe në institucionet ndërkombëtare, do tu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, të gjithave mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi është raporti i dramës së një kombi  që i kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit.

Sipas kryedemokratit, ky raport fakton se Edi Rama është një armik i egër i opozitës dhe lirisë në vend.

Berisha: Koha është pa ndjenjë pa mëshirë ndaj nuk njeh as halle as vakanca asgjë, ajo ecën ecën dhe vetëm ecën.Ndaj mblidhemi për ti qëndruar asaj në ballë në detyrën tonë. E thirrëm këtë mbledhje për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës dhe për të kaluar në një fazë të re të një analize të thellë të plotë dhe gjithanshme të PD-së mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale paraelektorale gjatë procesit zgjedhor.

Dua të falënderoi me mirënjohjen më të thellë kandidatët simpatizantët tanë të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë në zgjedhjet e kaluara. I siguroi se mundi dhe djersa e tyre ka dhe do të ketë mirënjohjen më të thellë të PD-së.

Nuk është rezultati i punës dhe mundit të tyre pa frut. Atë çka u arrit u arrit për shkak të angazhimit dhe përkushtimit të tyre. Kjo nuk do të thotë se ky angazhim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale dhe ndaj ne çelim siparin e një analize të thellë dhe të plotë të një procesi zgjedhor.

Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye zotin Bylykbashi, zonjën Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Ervin Minarolli kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze.

Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte me dokumenta të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Kjo ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohet çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhjet e lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor.

Ky raport i cili tashmë është dërguar edhe në institucionet ndërkombëtare, do tu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, të gjithave mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi është raporti i dramës së një kombi  që i kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është një raport që ka akuzuar një shtet nga baza deri në kreun e tij Edi Ramën që asgjëson kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama pasi shpalli Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe dokumenta të tjera ndërkombëtare, pasi i ra kryq dhe tha është një kinezëri, pasi u angazhua maksimalisht në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në garën më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri sot, Edi Rama një armik i egër i opozitës dhe lirisë, urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos regjistrojë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos regjistrojë  kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë koalicionit opozitar, të japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe ti japë 1 milionë e 200 mijë euro veglës së tij Brava-Alibasha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco