Rritja e çmimit të apartamenteve, Caka: Një mënyrë për të na vjedhur, hap rrugë të reja evazioni

Rritja e çmimit të apartamenteve, Caka: Një mënyrë për të na vjedhur, hap rrugë të reja evazioni

13:42, 31/07/2023
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka deklaratë për mediat.

Ajo shprehet se rritja e cmimit të apartamenteve ësht një mënyrë për të na vjedhur duke hapur rrugë të reja evazioni dhe duke detyruar qyettarët t’i shmangen taksimit të paligjshëm.

"Qeveria ka gjetur përsëri një mënyrë për të na vjedhur, kësaj radhe nëpërmjet rritjes së çmimit të referencës së apartamenteve.

Nëpërmjet një vendimi të vitit 2018, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, çmimet e referencës së apartamenteve do të rriten me 54% në të 32 zonat e Tiranës dhe rrjedhimisht do të reflektohet edhe në taksën që secili nga ne paguan për pronën që posedon, si individët, ashtu edhe bizneset.
Madje nga kjo taksë nuk do të shpëtojnë as ata qytetarë që jetojnë me qera, pasi kjo taksë, si shumë taksa të tjera të rritura në mënyrë arbitrare, do të vilet nëpërmjet faturës së ujit, duke treguar edhe një herë se binomi i vjedhjes qeveri-bashki, rri cdo natë pa gjumë për të shpikur mënyra të reja vjedhjeje.

Taksa për çmimin e referencës për qytetarët do të shkojë 0.05% e këtij çmimi, ndërsa për bizneset, kjo vlerë kap shifrën e 0.15%.
Kjo rritje e çmimit të referencës dhe në mënyrë derivative edhe e taksës që vilet prej tij, në mes të vitit, pa paralajmërim dhe pa një studim të mirëfilltë të tregut apo efekteve financiare të tij, sjell çudira në çmimet që kapin apartamentet në disa zona të konsideruara si më të frekuentuarat e të banuarat në Tiranë, madje, në zonën e Bllokut, çmimi i një metri katror do të shkojë mbi 2 milionë lekë të vjetra, kur dihet që kjo zonë ka një numër të konsiderueshëm apartamentesh, të cilat janë ndërtuar përpara 60 vitesh.

Në një treg imobiliar të çakorduar prej betonizimit dhe pastrimit masiv të parave nëpërmjet sektorit të ndërtimit, ku vlera e tregut për metër katror ka kapur shifra të pakapshme nga qytetarët e thjeshtë (rikujtojmë këtu që një familjeje shqiptare i duhen 64 vite punë për të blerë një apartament), rritja e çmimit të referencës nuk është aspak një mjet për të rregulluar tregun e shit-blerjes së apartamenteve, por vetëm një mënyrë zhvatjeje e parave të qytetarëve.
Me shumë krenari, Ministrja e pashkarkuar e Financave, deklaroi rritjen e pagës minimale, por nuk doli të deklaronte me të njëjtën krenari rritjen e çmimit të karburanteve, rritjen e çmimeve të shportës, rritjen e taksave të ndryshme, të cilat nuk i lënë shqiptarët të marrin frymë.

Në kushtet e një situate kaq të pabarabartë fitimesh dhe shpenzimesh, ku këto të fundit mbizotërojnë në çdo familje shqiptare, pa lënë asnjë mundësi kursimi, kjo situatë nuk do të bëjë gjë tjetër, vetëm se do të hapë shtigje të reja për evazion, duke detyruar qytetarët t’i shmangen taksimit të paligjshëm.

Do të vijojmë të informojmë shqiptarët që çdo ditë në pushtet e këtij grupi hajdutësh që çdo gjë ia hedhin në kurriz qytetarëve, nuk i shërben askujt përveç kriminelëve me shkopa baseball-i, atyre me armë që planifikojnë vrasje e shpallen investitorë strategjikë, të korruptuarve që largojnë investimet dhe fondet e huaja dhe mafies."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco