U arrestua nga SPAK/ KLP pezullon kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita

U arrestua nga SPAK/ KLP pezullon kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita

11:32, 31/07/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezullon nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, i arrestuar gjatë operacionit të SPAK, “Metamorfoza”.

Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

Sjellim në vëmendje se një sërë komunikimesh në rrjete e enkriptuara si Sky dhe EncroChat të zbardhura nga autoritetet e huaja dhe vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme çoi në zbardhjen e 4 ngjarjeve kriminale në Shkodër dhe Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.

Dy vendimet që u morën sot janë:

1. Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

2. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco