'Si u blenë votat me fondet e ndihmës për personat me aftësi ndryshe'

10:42, 31/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila ka faktuar se vetëm gjatë muajit maj 2023, numri i personave me aftësi ndryshe në Bashkinë e Lezhës është 2-fishuar dhe përsëri në muajin qershor është kthyer sërish në kuotat e muajit prill.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘fondet e ndihmës ekonomike dhe ato për personat me aftësi ndryshe gjatë farses elektorale 14 maj 2023, për efekt të blerjes së votave u dyfishuan’.

Postimi i plotë:

Arlinda ka një pyetje për kriminelin elektoral, Pjerin Ndreu?

Miq, fondet e ndihmës ekonomike dhe ato për personat me aftësi ndryshe gjatë farses elektorale 14 maj 2023, për efekt të blerjes së votave u dyfishuan. Vetëm në qarkun e Dibrës ku udhëhoqi fushatën me banda Belinda Balluku, u disbursuan vetëm për Peshkopinë për personat me aftësi ndryshe 400 milionë lek!

Ndiqeni sipas deshirës videon e Arlindës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco