'Bojkotojeni koncertin e Cecës, gruas së kriminelit Arkan': Berisha, jehonë thirrjes së diasporës shqiptare

'Bojkotojeni koncertin e Cecës, gruas së kriminelit Arkan': Berisha, jehonë thirrjes së diasporës shqiptare

10:04, 31/07/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha, kryetari i PD-së, i është bashkuar thirrjes së diasporës shqiptare në të gjitha rrjetet sociale për të bojkotuar koncertin e Cecës, gruas së kriminelit serb të luftës, Arkanit, e cila do të interpretojë në një restorant në Ulqin të Malit të Zi.

“Thirrja e disporës” – shkruan Berisha në Fb duke publikuar mesazhin që po shpërndahet me shpejtësi ndër shqiptarët, në të cilin nënvizohet me forcë se para se të shkohet për t’u argëtuar, të sillen në kujtesë masakrat që kryen forcat serbë të drejtuara nga Arkani në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë.

“ Bojkoto Cecën, gruan e kriminelit të luftës, Arkanit!” – thuhet në mesazh.

 “Bashkohuni me organizatat shqiptaro-amerikane të Malit të Zi në bojkotikimin  e “Pearl Beach & Restaurant” në Ulqin i cili organizon, mirëpret, koncertin e Cecës, bashkëshortes së Kriminelit të luftës, Arkanit, që masakroi mijëra shqiptarë.

“Rememberts Srebenica”

“Remembers Reçak”

Kushdo që mrrr pjesë në koncert, po mbështet kriminelët e luftës që kanë bërë masakrën, përdhunime dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve”, theksohet në thirrjen e organizatave shqiptare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco