'Të fortët' që mbledhin vota/ Rilindja nxjerr prapë shkopat e bejsbollit

'Të fortët' që mbledhin vota/ Rilindja nxjerr prapë shkopat e bejsbollit

09:32, 31/07/2023
A+ Aa A-

Nëse rrahjet masive vazhdojnë me këto ritme, nuk është çudi që simboli i mandatit të tretë të Rilindjes të bëhet shkopi i bejsbollit. Ngjarja që ka ndodhur paraditen e të dielës në fshatin Hamallaj në Gjirin e Lalzit është një tjetër dëshmi se socialistët e kanë të pamundur t’i mbajnë nën fre të fortët, që gjatë fushatave i përdorin për të mbledhur vota. Kësaj radhe është shoferi i Kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, i përfshirë në një skandal të ngjashëm me atë të Rrajave.

Sherri ka nisur me pyetjen tradicionale “pse sheh?” drejtuar të moshuarit Pjetër Kaçi që po kalonte në rrugën që të çon në shtëpinë e tij. Për këtë rrugë, dy familjet, Kaçi dhe Nikolla ishin në një konflikt të vazhdueshëm.

Drejt burrit të moshuar, plot 80 vjeç, janë afruar tre djemtë e familjes Nikolla, me shkopa bejsbolli në duar. Me të parë babain e tyre, kanë vrapuar edhe djemtë e familjes Kaçi dhe këtu ka nisur përplasja.

Gjatë sherrit, Martin Nikolla, punonjës i Gardës dhe shofer i Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikollës nuk ka ngurruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë. Antarë të familjes Kaçi thanë se ai qëlloi për t’i vrarë.

“Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë “pse sheh nga shtëpia ime?” dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kanë dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë Zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas”, është shprehur për mediat Paulin Kaçi.

Por banori i zonës, jeta e të cilit ka qenë në rrezik, tregon se pas dhunës sistematike që i vinte nga fqinjët ishte mbështetja për shkak të njohjeve politike. Nga ato që thotë Kaçi, historia është një paralele e frikshme me atë që ndodhte në Krujë.

“Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, siç është zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, është shprehur për mediat Paulin Kaçi.

Sherri në Hamallaj nuk është një grindje banale. është historia që përsëritet në periferi, atje ku të fortët e Rilindjes janë shteti. Lidhja e drejtpërdrejtë me kupolën e Rilindjes dhe ndihma që i japin për vota në fushatë u jep krahë për të dhunuar banorët e tjerë. Mjetet janë po ato të Rrajave; pistoleta dhe shkopa bejsbolli./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco