Shkolla qeveritare e hajdutëve në veprim, rritja spekulante e çmimit të naftës vazhdon!

Shkolla qeveritare e hajdutëve në veprim, rritja spekulante e çmimit të naftës vazhdon!

09:17, 31/07/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Askujt nuk i duhen dëfrimet verore të shkolles së hajduteve të qeverisë në Tepelenë.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar 185 lek/litri!

Ndërsa në Maqedoni është 128 lekë litri (74.5 denarë/litri).

Funksionimi de facto i dyshes qeveri -oligarki vazhdon plaçkitjen.

Të gjithë po vidhen përditë egërsisht nga shkolla e hajdutëve të qeverisë.

Edhe ata që punojnë në mediat e portalet e qeverisë vidhen pa mëshirë, sepse vërtet pronarët ngrohin xhepin me lekët e inceneratorëve, tenderave e koncesioneve, por punonjësit e thjeshtë të tyre, që marrin vetëm rrogën përballen perditë me hajduteritë e qeverisë.

Sot Shqiptarët kanë një qeveri, që projekton njerën vjedhje pas tjetrës dhe njerën më të rëndë se tjetra.

Përballja me shkollën e hajdutëve të qeverisë me në krye Ramën është e pashmangshme, kush i bishtnon kësaj përballje është pjesë e asaj shkolle njësoj grabitqar si ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco