Shtyhet për një kohë të pacaktuar vizita e delegacionit amerikan në Kosovë

Shtyhet për një kohë të pacaktuar vizita e delegacionit amerikan në Kosovë

11:08, 30/07/2023
A+ Aa A-

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vizita e delegacionit amerikan në krye me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ve, Derek Chollet.

Kjo vizitë e cila ishte parashikuar të zhvillohej gjatë kësaj fundjave, është shtyrë për një kohë tjetër, ndërsa arsyet nuk dihen ende.

Delegacioni amerikan ishte parashikuar të zhvillonte takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Telegrafi ka provuar të marr informacione nga Ambasada Amerikane, Zyra e Kryeministrit dhe Presidenca, për këtë ndryshim të agjendës, por deri më tani nuk janë përgjigjur.

Pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo pritej të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco