SYRI TV/ EMS, akuza Autoritetit Portual Durrës, Cimo: Ndërhynë me forca policie

14:03, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kompania koncesionare në Portin e Durrësit EMS, ka akuzuar Autoritetit Portual për pezullim të  aktivitetit tregtar pa asnjë paralajmërim. Prej mëngjesit, me forca policie, sipas përfaqësuesit të EMS Florian Cimo, është zaptuar sipërfaqja e kalatës lindore, ndërsa janë bllokuar hyrjet dhe daljet e automjeteve si dhe zyrat e peshorja  e mjeteve. 

Nga SYRI TV

Kompania koncensionare EMS Albanian Port Operator Shpk, e cila ka për 35 vjet terminalin lindor në portin e Durrësit deklaroi se në mënyrë arbitrare, Autoriteti Portual i Durrësit ka ndërhyrë me forca policie dhe mjete duke pezulluar aktivitetin e saj tregtar.

Sipas tyre, janë  bllokuar hyrjet dhe daljet e automjeteve, zyrat dhe peshoret e mjeteve pa një paralajmërim.

Përfaqësuesi i EMS, Florian Cimo tha se nuk e dinë arsyen e këtij zaptimi, ndërsa po u shkaktohet dëm ekonomik në aktivitetin tregtar për kompanitë importuese dhe eksportuese. 

 “Anijet presin të ngarkohen dhe shkarkohen. Nuk e dimë cili është qëllimi i zaptimit të sipërfaqeve të kalatës lindore dhe pezullimi i aktivitetit…”

Kjo sipërfaqe e portit është pjesë e projektit të Alabbar. 

Ems Albania ushtron aktivitetin e saj në bazë të kontratës koncesionare të lidhur midis Ems Shipping & Trading GmbH me seli në Gjermani dhe ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Subjekti Ems ka depozituar denoncime si në SPAK për drejtorin e Autoritetit Portual për veprime të njëjta të ndodhura edhe më parë, edhe në Policinë e Shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kolk29/07/2023 15:28

Per te prishur kontraten me kompanine gjermane per llogari te Alabarit shteti i rames nderhyn me gjithë forcën e vet ndersa per te prishur kontraten me Mertirat e zotot shteti i rames e ka te pamundur .pse kot thone qe per keto gjera rama nuk di gje...

Shto koment

Denonco