VIDEO/ Demokratët bojkotojnë masivisht farsën Basha - Balla

12:14, 29/07/2023
A+ Aa A-

Anëtarët e Partisë Demokratike janë pozicionuar qartë me Sali Berishën, e faktuar kjo në disa procese votimi. Një pjesë e madhe e deputetëve gjithashtu. Edhe elektorati po ashtu është pozicionuar, mbi 500-mijë vota në zgjedhjet lokale shkuan për kandidatët e Primareve, me gjithë vjedhjen e grabitjen masive të votave në bashkëpunim Rama - Basha, sërish nuk ia dolën dot të asgjesonin frymën opozitare.

Pjesa e mbetur e deputetëve, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë janë larguar, së fundi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Mbi 50-mijë anëtarë partie i shkarkoi Luli nëpërmjet Jeminit.

Lulzim Basha është sot në faqet e para të mediave të Edi Ramës. Të gjitha raportojnë farsën e 29 korrikut me një preçizion të lartë, tituj të njëjtë, por u mungon diçka thelbësore për një proces elektoral, u mungon zgjedhësi, votuesi në kutitë e votimi.

Nga Jugu në Veri, lokalet e marra me qira nga Taulant Balla për farsën e Lulit janë bosh. Ato ngjajnë me mejhane të braktisura në të cilat nuk gjenden më shumë se 3-4 klientë, të cilët i kanë tavolinat e mezeve të paguara nga pushteti dhe disa operatorë e gazetarë të mediave të pushtetit, për të krijuar idenë se klubet funksionojnë.

Taulant Balla, edhe pse i janë shtuar punët si Ministër i Brendshëm, të cilit i duhet të dekonspirojë aksionet policore duke lajmëruar bandat të largohen që mos bien në prangat e policisë, sërish nuk ka lënë pas dore pengun Lulzim Basha.

Po ndihmon e orienton edhe atë, njëlloj siç bën me banditët e Bajrave e Gjokës.

Partia Demokratike mori 56 deputetë në zgjedhjet e 2021, sot Lulzim Basha ka mbetur vetëm me 7 deputetë dhe vetë “I Teti në Bronx’.

Lulzim Basha sot është duke kryer për të disatën herë rolin që kryejnë bandat në shërbim të Edi Ramës në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, si banda e Dakos e Rrajave në Qarkun e Durrësit, si banda Gjokës dhe Bajrave për Benet Becin në Shkodër, si banda e Safet Gjicit në Kukës, bandat e Elbasanit etj.

Emëruesi i përbashkët i të gjithave është vjedhja e zgjedhjeve dhe shkatërrimi i opozitës për llogari të Edi Ramës, nën drejtimin e Taulant Ballës.

Të cilin, siç e kanë parë të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha e ka patronazhist personal./SYRI.NET

VIDEOJA EKSKLUZIVE: Takimi sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco