SYRI TV/ Tiranë: Rritet me 54% çmimi i referencës, taksa mblidhet nga bashkia te fatura e ujit

11:43, 29/07/2023
A+ Aa A-

Rriten deri në 54% çmimet e referencës për taksën e pronës për 32 zonat e Tiranës. Por kjo rritje pritet të jetë kosto e shtuar për qytetarët dhe bizneset, taksë e cila mblidhet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujësjellësit. Si zona me çmimet më të larta të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut, Komuna e Parisit, Liqeni Artificial, Ali Demi, Tregu Industrial etj.

SYRI TV

Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

Formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë sa 0,05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset, kjo taksë do të jetë 0,15% .

Me vendimin e miratuar në vitin 2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike” përcaktonte se për rastet kur çmimi i pronës ishte i pamundur të vlerësohej nga regjistri i të dhënave në hipotekë, për vlerësimin e çmimit të tij do të korrespondojë me çmimin mesatar referues të ndërtesave që përdoren për qëllime banimi të ndara sipas qyteteve dhe për 32 zonat kadastrale në Tiranë.

Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet për vendimin e vitit 2018 për metodologjinë e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme.

Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror.

Konkretisht rritje e çmimeve të referencës së apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës varion nga vlera 5,100 lekë për metër katror të zonës kadastrale.

Zona me çmimet më të larta të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-s, çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit, çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror).

Me rritjen më të lartë përfshihen zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial).

Rritja e çmimeve të referencës pritet të rrisë vlerës e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset. Taksa mblidhet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujësjellësit.

ZONAT KADASTRALE

ZONA 1

1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit;

 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk

ZONA 2

2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”;

 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”;

2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli;

 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane;

2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë

ZONA 3

3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”;

3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë

ZONA 4

4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë;

 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”

ZONA 5

5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone;

5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial;

 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial;

5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël

ZONA 6

Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberisht, Sharrë

ZONA 7

7/1 Rr. Gjykata e rrethit, Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”;

 7/2 Blloku i Ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit;

7/3 NSHRAK, parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e bukës;

7/4 Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht

ZONA 8

8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani” rruga “Tafajt”;

8/2 Medreseja, farmacia nr.10, Tregu Industrial;

8/3 Tregu Industrial, fabrika “Ajka”, uzina “Dinamo”, Bregu i Lumit

ZONA 9

9/1 Bar Piazza, Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza”;

9/2 Stacioni i trenit, Arkiva e Përgjithshme, Hipoteka, Politeknikumi;

 9/3 “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, Politeknikumi, rruga “Siri Kodra”

ZONA 10

10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve;

10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike;

10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit

ZONA 11

11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë;

11/2 Ferluti, ish-Uzina Tirana, FIAT, Zbritja drejt Laprakës;

11/3 Laprakë, Drejtoria e Doganave, Spitali Ushtarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzes, Don Bosko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco