‘Neritan Nallbati ka paguar 7 milionë euro për të marrë postin e lartë’

‘Neritan Nallbati ka paguar 7 milionë euro për të marrë postin e lartë’

09:42, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi në konferencën e djeshme, kriminalizimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

Reagimi i tij erdhi pas arrestimit të Oltion Bistrit, që mbante postin e lartë të drejtuesit të Forcave Operacionale deri vonë.

“Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave dhe është i akuzuar për trafik droge. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin ‘C’ Çami. Ka lidhje me të gjitha strukturat e trafikimit të lëndëve narkotike, mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar, fatmirësisht telefonat e deshifruar,” tha Berisha.

Por kreu i PD denoncoi sërish edhe Neritan Nallbatin, që mban aktualisht postin e drejtorit të Policisë Kriminale.

“Flitet se Neritan Nallbati, i cili është krahu i ’Hakmarrjes për drejtësi’ i ka paguar për pozicionin e tij, 7 mln euro Çuçit të familjes.

Njeriu, në territorin e të cilit u instalua uzina më e madhe e kokainës në Ballkan, në Xibrakë, ku ishte direkt i implikuar Olsi Rama, njeriu që përcolli me makinën e tij Gentian Xhixhën dhe unë kam këtu, të gjitha udhëtimet që ka bërë me makinën e drogës Olsi Rama, ky në vend që të nxirret jashtë policie dhe të penalizohej, u vu drejtor i Policisë në Durrës dhe tani është drejtori më i rëndësishëm i Policisë në Shqipëri,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco