Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘A i njeh qeveria si investime edhe shpenzimet për të porositur vrasjet?’

‘A i njeh qeveria si investime edhe shpenzimet për të porositur vrasjet?’

09:34, 29/07/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i Pëllumb Gjokës, biznesmenit të lidhur ngushtë me Edi Ramën, zbuloi lehtësinë me të cilën kryhen vrasjet në vend, duke pasur mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka thurte plane vrasjesh dhe ekzekutonte njerëz, kryeministri shqiptar dhe shteti punonin për ta shpallur investitor strategjik.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ironizoi këtë situatë tragjike.

“Një nga kriteret për t’u shpallur investitor strategjik është shuma e investimit që do bësh. Pra, duhet të bësh investim mbi një vlerë të caktuar që të përfitosh statusin.

Tani, jam shumë kurioz, këto shpenzimet që përdorin investitorët për të porositur vrasjet, ua njohin si zë investimesh apo jo?

Se p.sh për të bërë një resort duhet të vrasësh 3-4 veta për t’u vjedhur token. Po nga 200-300 mijë euro për vrasje, shkon 1 milion euro ky si zë. Në resorte të mëdha mund të jetë edhe më shumë.

E njeh Komiteti i Investimeve Strategjike këtë si shpenzim apo jo? Se këtë nuk e kam shumë të qartë,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco