Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

I dëshpëruar dhe i vetmuar, Luli nxjerr Pampurin nga dy herë në reagime për t'u dukur shumë

I dëshpëruar dhe i vetmuar, Luli nxjerr Pampurin nga dy herë në reagime për t'u dukur shumë

19:18, 28/07/2023
A+ Aa A-

Pas përplasjeve me Gazment Bardhin, Lulzim Basha po sorollatet i dëshpëruar për të çuar deri në fund farsën e 29 korrikut.

I ka gënjyer e mashtruar të gjithë, ka përjashtuar mbi 50-mijë anëtarë dhe ka mbetur vetëm. Dy ditë para farsës, Gazment Bardhi i pranoi dorëheqjen nga partia e vulës në Këshillin Kombëtar, një ditë para (sot) reagoi Grupi Parlamentar duke e quajtur garën e Lulit jo legjitime dhe të kotë.

I ndodhur në këto kushte Basha kërkon mbështetje, por askush nuk e mbështet më, i gjendur në kushte vetmie ai ka nxjerrë nga dy herë në deklarata publike në rrjetet sociale Oriola Pampurin, e cila nga zelli që ka për Lulin firmosi edhe dy herë në të njëjtën flete para disa ditësh si anëtare kryesie.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot Pampuri, ka reaguar dy herë për të njëjtën gjë në Facebook brenda pak minutash. 

Dhe dy të mashtruarit e tjerë që i kanë mbetur Lulit janë Kreshnik Çollaku, i cili pranoi publikisht se nuk kanë anëtarë në KK ndaj nuk e mbledhin, tjetri, i fundit i Mohikaneve që ka reaguar publikisht pro 29 korrikut është eksperti i uljes së 5000 vetave në 1900 karrige, Jemin Gjana i famshëm.

Të gjithë e shohin dhe të gjithë e dinë se Lulin nuk ka më kush ta mbrojë edhe në facebook, e jo ta votojë për kryetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco