Farsa e Bashës/ Nallbati: Nuk ka zgjedhje nesër!

Farsa e Bashës/ Nallbati: Nuk ka zgjedhje nesër!

16:25, 28/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Bledjon Nallbati, i ftuar në rubrikën “ Opinion” në News24 ka folë për farsën që Lulzim Basha ka vendosur të bëjë nesër.

Nallbati u ndal te gara për kryetarin e ri të PD-së, ku u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa shtoi se PD duhet të vijojë përpjekjet për të qenë një parti e fortë dhe alternativë për shqiptarët.

Komenti i Nallbatit: Ne nuk jemi mbështetës së Bardhit apo Bashës, apo kujtdo që pretendon se PD është e tyre. PD duhet të jetë një parti  e fortë dhe alternative. Dje ka pasur një mbledhje e Këshillit Kombëtar. U diskutua për çregjistrimin e Bashës, nuk është kërkuar depozita pra pranimi i dorëheqjes së Albiaj dhe Bashës. Bardhi e tha dje që ka qenë i vetmi moment për ta bërë këtë, pasi më parë e kanë pasur persona të tjerë në dorë. Së dyti, pas zgjedhjeve të 14 majit, ka pasur një vendim të kolegjit zgjedhor që ka vendosur që Basha nuk është më kryetar i PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco