SYRI TV/ Gjiknuri: Kam pasur rol periferik te inceneratorët, nuk është krim njohja me Zoton

14:20, 28/07/2023
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa dorëzoi detyrën te Blendi Klosi, mohoi të ketë pasur rol në aferën e inceneartorëve,  pavarësisht se ka firmosur një vendim në favor të Klodian Zotos, njeriut që ka paguar hotele për të. Gjiknuri  tha se është i gatshëm të japë shpjegime në SPAK, ndërsa vendimin e Ramës për ta shkarkuar e shikon si një fillim të ri. 

Nga SYRI TV

Pasi përmendjes së emrit të tij, në dosjen e inceneratorëve, Damian Gjiknuri i dorëzoi sot zyrtarisht çelësat e zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosit, por e gjithë konferenca u fokusua te përfshirja e tij në aferën e djegësave. Ndërsa ish-ministri i Energjisë figuron në dosjen e SPAK se ka marrë pagesa hotelesh nga Klodian Zoto ndërkohë që ka firmosur si ministër në favor të kompanisë së tij, Gjiknuri u mundua të relativizonte njohjen me të dhe firmën e vitit 2014 për energjinë që do të prodhonte inceneratori i Elbasanit. 

Por ndërsa SPAK nuk ka vepruar ende për ta marrë në pyetje, Gjiknuri duket se e ka të sigurt vizitën në dyert e prokurorisë se posaçme.

Më tej ish-ministri deklaroi  se nuk ka dijeni nëse pasuria e tij, po hetohet.

Vendimin e Edi Ramës për ta shkarkuar,  ndryshe nga ata që e shikojnë si lëshimin e radhës që kryeministri po i bën një bashkëpunëtori në dyert  e drejtësisë, Damian Gjiknuri e shikon me optimizmin e hapjes së një tjetër dritareje politike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco