VIDEO/ Meta: Qeverisje me Juntë...me kapje të drejtësisë e persekutim të opozitës

13:54, 28/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar qeverisjen e vendit si një sundim me “Junte”, që nënkupton një qeverisje me dhunë dhe jo me zgjedhje.

Me anë të një video mesazhi në Facebook, Meta shprehet se qeverisja e vendit sipas tij “është një Juntë me procedura, me kapje të Drejtësisë, me rrëmbim vule të opozitës, me persekutim politik të opozitës dhe të opozitarëve.”

Postimi i plotë:

Jemi në kushtet praktikisht të sundimit të një Junte.

Nuk është një Juntë me tanke në rrugë, me ushtarakë.

Është një Juntë me procedura, me kapje të Drejtësisë, me rrëmbim vule të opozitës, me persekutim politik të opozitës dhe të opozitarëve, edhe me një mbrojtje të paligjshmërisë dhe kleptokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco