Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

‘Narkokomisari i lartë i Edvinit’/ Kur Berisha denonconte Oltion Bistrin

‘Narkokomisari i lartë i Edvinit’/ Kur Berisha denonconte Oltion Bistrin

09:44, 27/07/2023
A+ Aa A-

Një mega-operacion i SPAK ka çuar në pranga deri më tani biznesmenin Pëllumb Gjoka, drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri.

Ky i fundit është një figurë e akuzuar disa herë nga kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha. Në një denoncim, Berisha e quante atë narkokomisarin e lartë të Edvinit.

Ndërkohë vjet, Berisha kishte lajmëruar se Oltion Bistri do të dërgohej si shef i Forcave Operacionale.

“Arrestimi i fundit në Itali i mikut të Agaçit i ka futur frikën të gjatit nga Antimafia Italiane dhe ‘Guardia di Finanza’. Të kapur gafil nga lekët që kanë vjedhë te inceneratorët, për të mbrojtur veten, ministrat dhe lali plehun e bashkise, i gjati po bën lëvizje të shumta në strukturat e policisë.

Pritet që në drejtim të Forcave Operacionale të vendoset Olti Bistri, një ushtar i Saimir Tahirit në bizneset me drogën, që do dekonspirojë operacionet kundër këtyre mafiozëve të Ramës.

E kanë pajisur këto dite me certifikatë sigurie, me lobim të fortë të Aranit Arapit, që është këshilltar i ministrit Çuci dhe që ka qenë zar i Tahirit. Gradën s’e ka marre.

Pritet që do shtrëngohen radhët brenda policisë, dhe Rama do të kalojë një ligj që do vendosë në spiunim të gjithë familjet e policëve që t’i mbajë në kontroll mos e arrestojnë,” denonconte Berisha.

Para pak ditësh, Bistri u shkarkua nga drejtimi i Forcave Operacionale dhe u dërgua te Drejtoria e Krimeve të Rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco