Mega-operacioni i SPAK/ Bistri sapo ishte emëruar te Drejtoria e Krimeve

Mega-operacioni i SPAK/ Bistri sapo ishte emëruar te Drejtoria e Krimeve

09:21, 27/07/2023
A+ Aa A-

Prej orëve të mbrëmjes të së mërkurës, Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion të gjerë, që deri më tani ka çuar në pranga disa persona.

Mes tyre janë edhe zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Gjithnjë sipas informacioneve të deritanishme, në pranga kanë rënë, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Paraprakisht raportohet se mbi ta rëndojnë vepra të ndryshme penale, si shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar kriminal.

Oltion Bistri, i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit dhe SPAK, pak ditë më parë ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkarkuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori vjet në shkurt.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policinë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco