Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

U akuzua se manipuloi vota për PS/ Kush është biznesmeni Pëllumb Gjoka

U akuzua se manipuloi vota për PS/ Kush është biznesmeni Pëllumb Gjoka

08:53, 27/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një mega-operacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmenë dhe prokurorin e Kukësit.

Operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin.

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Pëllumb Gjoka nuk është një emër i panjohur, pasi është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Së fundmi, pas zgjedhjeve të 14 majit, kreu i opozitës, Sali Berisha e akuzoi Gjokën se ishte implikuar në manipulimin zgjedhor në zonën e Velipojës në Shkodër.

Disa herë, Berisha deklaroi se në Shkodër u shpërndanë të paktën 12 milionë euro për blerjen e votave, kurse Pëllumb Gjoka ruante qendrat e votimit me makina të blinduara.

Berisha e denoncoi Gjokën që në vitin 2019. Sipas tij, ai është jo vetëm një trafikant, por edhe vrasës.

Berisha shkruante atëherë se ai është ndihmuar nga një gjykatës për t’ia mbyllur dosjen. Për këtë arsye, Gjoka pagoi 1 milionë euro që gjykatësi Dritan Hallunaj të kalonte vetingun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco