VIDEO/ Gorreja: Basha erdhi me mision për të shkatërruar PD

20:05, 26/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi lëvizjet dhe përjashtimet e reja që po bën Basha në partinë e vulës ishte Arqile Gorreja.

Gorreja është shprehur se Basha ka ardhur me një qëllim të caktuar për të shkatërruar PD e pjesë e mbështetjes ndaj tij në fillimet isha dhe unë, e për këtë u kërkoj ndjesë demokratëve.

"Këto janë të gjithë produkte të fabrikës Basha ku me ndihmën e demokratëve erdhi u bë kreu i tyre ku isha dhe unë që e kam mbështetur dhe për këtë u kërkoj ndjesë. Basha sa erdhi në PD lëshoi një urdhër që të gjithë kryetar dhe sekretar seksionesh nuk kanë të dreth të garojnë , pra në vitin 2014 dhe Romakët e lashtë dënonin një në dhjetë dhe jo masivisht kështu si e bën ti.

Ai që kur ka ardhur në PD ka ardhur me një mision të caktuar që ka nisur që në vitin 2014, sot thuhet vula, vula, vula ai vulën e ka në ballë për të krijuar një opozitë pa nerv dhe jo eficent dhe një pjesë e laburuar e PD që kishin dhënë prova duke qenë të aftë e besnik të idealeve të djathta u fshin me një të rënë lapsit.

Me Berishën arriti deri në një pikë dhe e pa që nuk i shkoi misioni, ai nuk jeton dot pa armik edhe i duhet të shpiki armiq të tjerë duke hequr deputet nga grupi parlamentar, dhe lind pyetja ky është rrogëtar apo politikan dhe kujt i shërben ky. Njerëzit janë të pakënaqur dhe nuk vijmë në pushtet për arsye se janë disa persona si Basha që  janë qeliza konceroze që përçajnë opozitën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco