‘Rivotimi në Rrogozhinë, i paligjshëm’/ Bumçi: I gjithë 14 maji është një vepër e dhunimit të zgjedhjeve nga PS-ja

‘Rivotimi në Rrogozhinë, i paligjshëm’/ Bumçi: I gjithë 14 maji është një vepër e dhunimit të zgjedhjeve nga PS-ja

08:47, 25/07/2023
A+ Aa A-

Për anëtarin e Kryesisë së Partisë Demokratike Aldo Bumçin, rezultati në Rrogozhinë, u arrit falë kërcënimeve dhe manipulimeve nga ana e mazhorancës qeverisëse.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Bumçi theksoi se më 14 maj zgjedhjet u fituan nga kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, por përmbysja u arrit përmes votave të burgut, të cilat Kolegji Zgjedhor i cilëosi të paligjshme.Por, tha ai, në vend që të hiqeshin votat e qendrës së burgut, KQZ0ja vendosi të përsërisë zgjedhjet atje, duke mos ia dhënë fitoren e arritur kandidatit të djathtë.“Rrogozhina ka qenë gjithmonë një qytet i majtë, por zgjedhjet e fundit i fitoi kandidati i opozites. Në 14 maj, qendra e burgut u llogarit dhe ndryshoi rezultatin e të gjithë Bashkisë që nuk kishin lidhje me Rrogozhinën, pasi kandidati ynë fitoi me 50 e ca vota plus. Por me mbipopullimin e burgut të Rrogozhinës u mundësuan mbi 80 vota që sollën dhe përmbysjen e rezultatit.Ndërsa këtë herë nuk u përfshi, por s’e kuptoj përse u ripërsëritën zgjedhjet në një kohë që nuk kishte parregullsi në asnjë qendër, por u kërkua rivotim, dhe sepse Kolegji Zgjedhor e cilësoi të paligjshme përfshirjen e qendrës së votimit të burgut, pra duhej të hiqeshin votat e burgut, dhe të lihej ai rezultat që u arrit në qendrat e votimit për Rrogozhinën. Kjo sepse burgu ishte i paligjshëm.I gjithë 14 maji është një vepër e dhunimit të zgjedhjeve. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet me kërcënime, manipulime, jemi gjysmë hapi larg fitores”, u shpreh ndër të tjera ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco