Andi Bushati: Më mirë ta bëjmë si te PS-ja, të mos bëjmë më fare zgjedhje

Andi Bushati: Më mirë ta bëjmë si te PS-ja, të mos bëjmë më fare zgjedhje

12:09, 24/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bushati ironizoi rezultatin zgjedhor në Rrogozhinë, ku PS thelloi avantazhin edhe pse më 14 maj, rezultati ishte i ngushtë.

Pavarësisht skandaleve të shumta që kanë pasuar votimet, makineria elektorale e PS arriti një tjetër fitore.

“Nuk e di pse vazhdojnë i çojnë njerëzit në votime.

Më mirë ta bëjnë si te PS, organizojnë një referendum që mos ketë më fare zgjedhje,” shkruan gazetari.

Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolli fitoi zgjedhjet e përsëritura për bashkinë Rrogozhinë me 1702 vota më shumë se kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Sipas rezultatit final të publikuar të hënën në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Memolla ka marrë 6658 vota ose 1538 vota më shumë se në 14 maj, ndërsa kundërshtari i tij Hoxha ka marrë 4906 vota, duke humbur 191 vota nga rezultati i 14 majit.

Në zgjedhjet e së dielës pjesëmarrja ishte më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit, nga 32% ne 36%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco