Debati për Gjinushin/ Koçi dorëhiqet si n/kryetar i komisionit të Edukimit: I fyer edhe nga kolegët e PS!

Debati për Gjinushin/ Koçi dorëhiqet si n/kryetar i komisionit të Edukimit: I fyer edhe nga kolegët e PS!

08:36, 24/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti socialist Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit, duke publikuat vetë një fragment interviste në Fb. Bie në sy fakti që Koçi është zhgënjyer edhe nga mungesa e mbështetjes prej kolegëve socialistë.

Pyetja: Zoti Koçi, ne ambientin parlamentar perflitet se ju kini dhene doreheqjen para disa kohesh nga pozicioni i nekryetarit te Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik. I mbeteni akoma te njejtit qendrim pasi projektligji juaj tashme kaloi ne seancen parlamentare?

Petro Koçi: "Sigurisht që po. Në daten 11 korrik, në mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj, një projekt që gëzonte mbështetjen e shumicës së komunitetit akademik.

Në përfundim të mbledhjes unë deklarova dorëheqjen për dy arsye. E para, sepse projektligji nuk u hodh në votim me manovrën e largimit të deputetëve të opozitës dhe reduktimt të prezencës deri në mungesë kuorumi.

E dyta, sepse disa kolegë të maxhorancës mbajtën qëndrime me ekuivok, duke e mundësuar taktikën e opozitës për të rrëzuar kuorumin.

E konsiderova fyerje si sjelljen e opozites ashtu edhe ate te kolegeve te mi. Une nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua te ndihen te kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo eshte kunder rregullores dhe normalitetit.

Marrja e pushkeve politike kunder Gjinushit nuk mund te cenoje proceduren parlamentare. Prandaj deklarova doreheqjen. Mendoj se ndodhi te tilla nuk mund te kalojne pa pasoja. Dhe terheqja ime nuk ka lidhje me fatin e nje projektligji por me fatin e procedures dhe rregullit parlamentar.

Ne pozicionin e anetarit te thjeshte neper komisione do kem serish te njejtin angazhim parimor. Edhe nese per kete doreheqje nuk e vret njeri derrin ne ate komision, per mua ka rendesi qetesia e ndergjegjies time politike. Faleminderit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco