Gara për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës, dorëzohen në ambientet e KZAZ-së 54 kutitë, pritet numërimi

Gara për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës, dorëzohen në ambientet e KZAZ-së 54 kutitë, pritet numërimi

22:11, 23/07/2023
A+ Aa A-

Janë dorëzuar në ambientet e KZAZ të gjitha kutitë, pas përfundimit të procesit të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Tashmë pritet të nisë edhe numërimi i 54 kutive të votimit. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

Procesi zgjedhor u shoqërua edhe me disa probleme ,si në rastin e fotografimit të votës dhe prezenca e punonjësve të administratës në qëndrat e votimit. Një tjetër qytetar denoncoi se ka marrë kërcenime për votën nga një zyrtar i bashkisë.

Ndërkohë në garë për kreun  e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco