Zgjedhjet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, nis procesi i dorëzimit të kutive të votimit. Ja kur pritet të fillojë numërimi

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, nis procesi i dorëzimit të kutive të votimit. Ja kur pritet të fillojë numërimi

19:35, 23/07/2023
A+ Aa A-

Ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore në Rrogozhinë, pas votimeve të mbajtura ditën e sotme për kryetarin e Bashkisë.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se numërimi i votave pritet të nisë rreth orës 11:00.

Kujtojmë se gjatë votimeve u regjistruan disa incidente, me praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit.

Në garë janë kandidatët Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Edison Memolla i PS-së.

Ndërkohë Policia e Kavajës konfirmon shoqërimin e dy personave për verifikim, të cilët tentuan të fotografonin votën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco