Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nesër përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë për kryebashkiakun, fleta e votimit ka një detaj

Nesër përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë për kryebashkiakun, fleta e votimit ka një detaj

12:24, 22/07/2023
A+ Aa A-

Nesër, më 23 korrik 2023, do të zhvillohen zgjedhjet e përsëritura vendore për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. KQZ ka publikuar në vazhdimësi, rregullat dhe u ka kujtuar zgjëdhësve të bëjnë kujdes që të mos kryejnë krim zgjedhor. “Për zgjedhësit e bashkisë Rrogozhinë, - njofton KQZ në rrjetet sociale,  - shitblerja e votës dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg!

Në Rrogozhinë përballen socialisti Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë do të përdoren materialet zgjedhore që plotësojnë karakteristikat e përcaktuara në vendimin nr. 223, datë 7.12.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi përdorimin në procesin zgjedhor të disa materialeve dhe përcaktimin e karakteristikave të përgjithshme të tyre në përdorim”.

Për vendosjen e materialeve zgjedhore do të përdoren kutitë e votimit, kapaku i të cilave do të jetë i vulosur me kodin e pestë nga KQZ, dhe të identifikuara me shenja dalluese si kuti të materialeve zgjedhore.

KZAZ-të dhe KQV-të do të përdorin dokumentacionin e punës, të prodhuar për zgjedhjet e datës 14 maj 2023, me shënimin me ngjyrë të kuqe “Përsëritje e Zgjedhjeve për Kryetar Bashkie 23.7.2023”.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco