Pyetja që pret përgjigje: 'Kush e dëmton bujqësinë më shumë, Krifca apo karkaleci?!'

Pyetja që pret përgjigje: 'Kush e dëmton bujqësinë më shumë, Krifca apo karkaleci?!'

11:10, 22/07/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka ngritur sot vetëm një pyetje për një çështje korrupsioni, kësaj radhe në fushën e bujqësisë, që i ka dhënë një goditje të fortë financave të vendit.

“Kush e dëmton bujqësinë më shumë, Frida Krifca apo karkaleci?!”- ka shkruar Balliu në videon e hedhur në TikTok që  po shihet në masë.

Pikëpyetja është a do të mbajë ndokush përgjegjësi nga qeveria, Ministria e Bujqësisë në veçanti për faktin që Komisioni Europian e ka ndëshkuar Shqipërinë duke i bllokuar fondet për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural pas korrupsionit që ka zbuluar në programin IPARD II në vitet 2014 – 2020.

Ngrirja e fondeve përfshin një shumë prej 112 milionë eurosh që BE miratoi për IPARD III, programin që do të zbatohej gjatë periudhës 2021-2027, por që Ministrja aktuale e Bujqësisë, Frida Krifca, duket se ia mbylli dyert.

Përgjigjet mund t'i lini më poshtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco