Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Suli nuk lejon mediat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Kështu më do qejfi

10:21, 22/07/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli nuk lejon mediat që të jenë të pranishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kamzës.

Madje, vetë Suli shprehet se nuk do t'i lejojë mediat të jenë prezente pasi 'i do qejfi'.

Kështu është shprehur ai teksa u pyet nga një gazetar se përse nuk do lejohen mediat që të jenë të pranishme në mbledhje. 

Teksa pritej të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz, e thirrur dje në orën 16:00, gazetari i nyje.al, Ronald Qema nuk u lejua të hynte dhe ndiqte punimet e saj.

Në komunikimin e parë, sekretarja e Sulit e njoftoi gazetarin që në mbledhjen e sotme nuk mund të merrte pjesë dhe duke e lajmëruar: “Hajde herën tjetër.”

Pas kundërshtimit të këtij vendimi jashtë kompetencave dhe pa shpjeguar asnjë arsye që çuan tek ky vendim, sekretarja u ngjit në katet e sipërme dhe njoftoi kryetarin.

Pas pak sekondash, Rakipi zbriti poshtë dhe u shpreh se e donte mbledhjen pa media sepse kështu “i donte qejfi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco