Shehu: Rilindja, lloj-lloj mekanizmash për të deformuar votën në Gjirokastër

Shehu: Rilindja, lloj-lloj mekanizmash për të deformuar votën në Gjirokastër

11:07, 21/07/2023
A+ Aa A-

Tritan Shehu, drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës, ka rendisut sot publikisht para medieve së bashku me ish-kandidatët e opozitës për kryetarë bashkish në këtë qark, të gjitha mekanizmat antiligjorë që Partia Socialiste, qeveria, përdori për të rrëmbyer zgjedhjet e 14 majit.

“Në bashkinë e Dropullit, - solli shembuj Shehu, - u luajt me kartën e njerëzve që me mbështetje financiare u sollën për të votuan në mënyrë absurde.

Në Këlcyrë u përdorën mekanizma të tjerë për tjetërsimin votës, duke futur si patericë, si pykë brenda e duke përfituar dhe nga komprometimi i disa njerëzve atje si patericë e regjimit.

Në Përmet pati një përdorim masiv të administratës,  terrorizim të plotë të punonjësve, popullsisë.

Në Tepelenë, Tërmeti i famshëm që vuri në veprim të gjitha potencialet e tij antidemokratike”.

“Procesi i zgjedhjeve të 14 majit, ashtu si në të gjithë vendin, ka qenë proces tërësisht i deformuar, që tjetërsoi në shumicë votën e qytetarëve dhe natyrisht influencoi direkt në  rezultatin e këtyre zgjedhjeve, - theksoi deputeti Tritan Shehu.

Qarku i Gjirokastrës është një qark ku kjo problematikë u ndje rëndë në të shtatë bashkitë, u ndje edhe në bashkinë e Memaliajt ku ne arritëm të fitojmë, me të gjitha tentativat për të deformuar votën dhe tjetërsuar rezultatin.

Ky proces i deformimit të votës dhe tjetërsimit të votës u shtri gjatë dhe ishte filluar shumë më përpara me represionin, me qëndrimet agresive ndaj PD, njerëzve të saj; me tendencat për të frikësuar njerëzit; tendencat që njerëzit të mbyllen në guackën e tyre që të mos shprehnin mendimin dhe vizionin e tyre politik; me mbështetje financiare të atyre që janë të lidhur me partinë në pushtet, “Rilindjen”; me zhvillimin e një procesi kanabizimi që forcoi grupet kriminale, i pasuroi dhe që padyshim luajtën një rol të ndejshëm në këtë fushatë elektorale dhe proces zgjedhore.

Çdo gjë erdhi duke u thelluar dhe bërë agresive deri në fund të kësaj fushate, deri në procesin e numërimit, kur ka shumë tentativa për të tjetërsuar votën, që diku patën rezultat dhe diku nuk arritën apo nuk arritën plotësisht si p.sh. në Memaliaj ku deri natën e fundit pati tentova, por që dështuan

Procesi në tërësi ishte i deformuar, jo i pajtueshëm me kriteret e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që rëndonte nga pesha e represionit, intimidimit, frikësimit të qytetarëve dhe përpjekjet për të bërë që ata që edhe ata që nuk do të votonin PS-në, së paku të mos merrnin pjesë në votm.

Kjo u duk me të gjitha grupet sociale të qarkut të Gjirokastrës, të bashkisë së Gjirakastrës, bashkisë së Libohovës, bashkisë së Dropullit, bashkisë së Tepelenës, Memaliajt, Këlcyrës, Përmetit; u duk qartësisht në të gjithë këto elementë të saj duke filluar nga keqpërdorimi i madh i administratës që u fry si tullumbace në prag në zgjedhjeve në kundërshtim me ligjin.

Në Dropull u luajt me kartën e njerëzve që me mbështetje financiare u sollën për të votuan në mënyrë absurde;

Në Këlcyrë u përdorën mekanizma të tjerë për tjetërsimin e votës, duke futur si patericë, si pykë brenda dhe duke përfituar padyshim dhe nga komprometimi i disa njerëzve atje, si patericë e regjimit.

Në Përmet pati një përdorim masiv të administratës, jashtëzakonisht të gjatë, terrorizim të plotë të punonjësve, të popullsisë, për të penguar të votonin ligjshëm në bazë të bindjeve të tyre.

Padyshim në Tepelenë, Tërmeti i famshëm vuri në veprim të gjitha potencialet e tij antidemokratike për të deformuar votën dhe për të krijuar një situatë që do të asfiksonte qytetarët në zgjedhjen e lirë të votës së tyre. Këto janë vetëm disa  nga elementët e deformimit të votës në qarkun e Gjirokastrës, “ theksoi në vazhdim z. Tritan Shehu duke e nënvizuar fjalën “disa” dhe lënë të kuptohet se kishte shumë më tepër fakte./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco