Miratohet ligji arbitrar/ Studentët e mjekësisë: Do e çojmë në Kushtetuese

Miratohet ligji arbitrar/ Studentët e mjekësisë: Do e çojmë në Kushtetuese

08:49, 21/07/2023
A+ Aa A-

Mes debatesh e një seance e cila zgjati pas mesnate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 3 projektligjet që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Në seancë, ku ishin prezentë 95 deputetë u miratua me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e mjekësisë.

Studentët e mjekësisë do firmosin një marrëveshje që do të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.

Ashtu siç lajmëruan, kandidatët për të veshur bluzën e bardhë të mjekut dolën në protestë përpara parlamentit si shenjë revolte ndaj miratimit të projektligjit që i detyron ata të punojnë në Shqipëri për pesë vite.

Studentët i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojnë projektligjin, duke njoftuar se kanë zhvilluar një peticion, i cili kundërshton vendimin e qeverisë. Studentët sërish kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë vitin akademik dhe se nëse miratohet, ky ligj do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila në një deklaratë të saj është shprehur se ligji për punën e detyrueshme do të miratohet dhe nuk do pyetet askush për këtë gjë.

Nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky projektligji që i mban me dhunë në vend, ata lajmëruan se janë gati të bojkotojnë vitin akademik.

“Kemi një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis! Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie”, tha një prej studenteve gjatë protestës së djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco