Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

'Flisni për vilat e Ahmetajt, por asnjë fjalë për sarajet e Ramës, monument krimi, dëshmi e vjedhjeve të tij'

'Flisni për vilat e Ahmetajt, por asnjë fjalë për sarajet e Ramës, monument krimi, dëshmi e vjedhjeve të tij'

08:15, 21/07/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha, dje në Kuvend.

"Meqë jemi tek AKEP, kam ca lajme jo të mira për ju. Mundësisht mbani shënim, se nga studimi dhe hetimi i telefonave ‘Sky’ dhe ‘Encorchat’, dilni shumë, shumë keq. Nuk është sekret, por ju them se nga 18 mijë shqiptarë që gjinden se disponojnë ato, 90% i përkasin partisë së krimit.

Ju mos u çuditni, por përqendrimi më i lartë në Shqipëri duke e specifikuar vendondodhjen, ku thoni ju është, ku gjendet thoni ju, gjendet pikërisht në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. A ka gjë më të turpshme, se në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të funksionojë sipas disa burimeve, numri më i dendur i mbi 9 mijë ‘sky’ dhe ‘esc’ telefona, se nja 7-8 mijë janë jashtë.

Unë dua të ju them ju këtu, se ju dilni, jo të gjithë sigurisht, por dilni tmerrësisht të lidhur me krimin. Ministrat tuaj, që ja mbathën, se e dinë, ministrat tuaj, gjenden të lidhur me banditë kryesorë, gjenden duke bërë porosi.

I bëj thirrje Komisionit Europian, i bëj thirrje Europolit, u bën thirrje partnerëve tanë, për një kontribut të madh në luftën kundër krimit në Shqipëri, zbërtheni plotësisht përmbajtjen e tmerrshme të bisedave të zyrtarëve me bandat e krimit në Shqipëri dhe Europë.

Kërcënojnë sigurinë kombëtare jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të një seri vendesh të tjera në Europë.

A mund të imagjinoni ju, ministra dhe më lart se ministra me telefona ‘Sky’, dhe ‘ESC’ apo ‘Encrochat’. Të gjitha janë zbërthyer, shko e merri po deshe, shko e kërkoi si kryetari i grupit.  Bëji një letër Komisionit Europian ti sjell këtu dhe atëherë do të kuptoni se kë votuat ju për ministër të Brendshëm. Atëherë do të kuptoni se cilin votuat ju për ministër të Brendshëm. Atëherë do e kuptoni ju se, pse Edi Rama zgjodhi për ministër të Brendshëm, Ballën, më të lidhurin midis jush me botën e krimit. Më të lidhur me klanet e drogës, me vrasës, trafikantë dhe përdhunues.

Shkoni e merrni. Nuk mund të emërohej kurrë një kandidat si ai. Po Edi Rama pse e bëri atë? Sepse Edi Rama është në epiqendër të këtyre lidhjeve. Nuk kishte ndonjërin prej që të emërohej në atë post, që nuk përdor telefon ‘Sky’ apo ‘ESC’ apo ‘Encrochat’.

Unë i bëj thirrje edhe njëherë KE-së, vendeve partnere që ti nxjerrin, të ndihmojnë këtë vend, se ky me këtë regjim, bëhet çdo ditë më i rrezikshëm për sigurinë e vendeve tuaja. Dhe një komb, një shoqëri që rrokulliset në inkriminim duhet ndihmuar me urgjencë.

Por ju e kuptoni vetë, si u përzgjodh Taulant Balla. Cili nga ju është akuzuar në sallën e gjyqit që keni porositur vrasje avoketërish. Cili, cili? Cili nga ju ka bërë me kilometra biseda të gjata me vrasës në kërkim. Janë të miat këto? Jo mo jo, janë dosjet tuaja.

Cili nga ju është akuzuar se fut hundët në tendera për ti fituar bandat. Po ju me atë votën tuaj, ju bëheni bashkëfajtor në krim. Dhe pastaj thoni se pse flet ky për krim kolektiv. Por faj kolektiv ekziston, se kam shpiku unë, e kanë studiuar një seri sociologësh, filozofësh dhe e kanë konfirmuar ekzistencën e tij.

Çdo ditë në këtë parlament mua më kujtohen veprat që kam lexuar për fajin kolektiv. Jeni rasti më klasik.

Si more i vutë ju shqiptarëve një njeri të tillë, ku është …nuk është ja mbathi. A e patë ju se dy vite më parë shkoi e liroi Rexhep Rrahjën, nga komisariati e rrëmbeu. Dhe tani Rrajat vunë ministrin.

Është dramatike kjo që bëni. Sigurisht Edi Rama i bën këto se ka mbështetje, por ajo mbështetje gradualisht po gërryhet, ua them unë, po gërryhet dhe do gërryhet dhe Edi Rama do shkojë atje ku e ka vendin.

Flisni sot për vilat e Arben Ahmetit, por nuk thoni asnjë fjalë për vilën e Edi Ramës. A mund të më thoni ju mua se ku i mori paratë për vilën në Surrel, 57 metra të gjatë në një kohë që ka deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë?!

 Nga mbinë ato para?! Ajo qëndron aty si monument i krimit të shëmtuar. Ajo vilë, ato saraje janë dëshmi e tmerrshme e vjedhjeve të tij.

Sot drejtësia merret me gratë e Arben Ahmetit, por nesër do të merret me sarajet e Edi Ramës.  E vërteta është se të gjitha ato së bashku nuk bëjnë as gjysmën e sarajeve të Edi Ramës. Si jeni ju kështu.

A e dini ju se ku është ai tani? Ua tregoj unë, në Dhërmi dhe thua mirë, udhëheqësi ynë të çlodhet. Çfarë udhëheqësi more, një padrino. Ku ka ai sens udhëheqje. Ai ka sens krimi.

Së fundi dy fjalë. E thatë këtu se unë ju paskam akuzuar. Nëse dokumentet tuaja për djegësat janë në të njëjtën linjë, unë publikisht kërkoj falje, sepse unë të kam përgëzuar këtu për dokumentin e djegësit të Tiranës.

Por ju nuk ua dorëzuat dosjen deputetëve, çfarë sekreti ishte dosja. Nëse kishte emrat sekretë që prishnin hetimin, ato redaktohen. Këtu jo një, por disa burime u shprehën se zonja ka mbështetur të dy djegësat, të Fierit dhe Elbasanit. Unë do të shoh dosjen.

Por nëse bëj një akuzë të kundërt, unë nuk akuzoj njeri. Pa parë dosjen mund të besoj kujtdo në botë, por jo Ermonela Felajt.

Nuk mund ti besohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco