‘Sot Ahmetaj mori 200 mijë lekë rrogë nga arratia, dy biznesmenët nga 80 mijë euro dita’, Bardhi: Thirreni Ramën, se prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë!

12:22, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i bëri thirrje Kuvendit që të sjellë në seancë kryeministrin Edi Rama, që të japë llogari për çështjen e inceneratorëve.

Ai tha se sot Ahmetajt i ka dalë rroga e deputetit, teksa ndodhet në arrati.

“S’ka asnjë nevojë për prezencë të Gardës në seancat plenare. Vetëm në një dosje ka dalë gjysma e qeverisë dhe e grupit tuaj parlamentar. Kemi dy orë që diskutojmë për një kërkesë procedurale. Çfarë nevoje ka kryeministri që të fshihet pas Elisës, Oltës, Ogertës, apo ministrave me radhë. Pse duhet të fshihet pas ministrave, pse duhet të fshihet pas kolegëve të tyre. Një pyetje i kemi bërë; ku fshihet zëvendësi i tij. Si ka mundësi? Kemi 3 njerëz në arrati. Sot Ahmetaj ka marrë rrogën. Ai ka marrë rrogën, merr 200 mijë lekë nga arratia. Kemi dy mafiozet në kërkim që marrim 80 mijë euro në ditë. Ai do vijë të japë llogari, këtu dhe merret me BE-në. BE e kapi dje në vjedhje. Ku vetëm sa ka prishur punë për Kosovën.”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco