Xhixho – protestuesve: Studentët e Mjekësisë të jenë në seancë, do të luftojmë deri në fund kundër pr.ligjit

12:12, 20/07/2023
A+ Aa A-

Erisa Xhixho, deputetja e PL, pjesë e grupit të deputetëve të opozitës që informuan studentët protestues jashtë Kuvendit iu tha atyre se i falënderon për këtë rezistencë që po bëjnë, për një të drejtë që e kanë kundër një projektligji antikushtetues dhe se ka depozituar një kërkesë në mbështetje të tyre që ata të jenë pjesë e seancës plenare sot, të kenë mundësi të diskutojnë, të shtrojnë të gjitha argumentet e tyre.

“Ky pr.ligj i ardhur në këtë mënyrë, që parashikon një vendimmarrje për dhjetë vitet e ardhshme për ju, është totalisht i padrejtë. Ndaj, e thashë, ë atë parlament janë pranuar shumë kriminelë dhe persona me precedentë penalë dhe se si mund të ndalohen, ekselenca dhe ajka e shoqërisë, studentët e Mjekësisë që të mos jenë pjesë e seancës?!

Do të vazhdojmë të luftojmë, nuk jemi duke bërë asgjë tjetër përveçse detyrën tonë si deputetë dhe na keni në krah. Do të luftojmë deri në fund për t’u ndaluar ky ligj, për t’u tërhequr dhe filluar një diskutim shumë i gjerë me ju. Jam anëtare e Komisionit të Ligjeve ku ju nuk u lejuar të merrni pjesë. U tha nga ministrja se do të bëhet konsultim i gjerë, po nuk u bë. Nuk është kjo mënyra për t’ju mbajtur në Shqipëri, por me politika më të mira", theksoi deputetja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco