Vokshi - protestuesve të Mjekësisë: Nuk do ta lejojmë ligjin në rendin e ditës, ju duhet të jeni sot në Kuvend

12:01, 20/07/2023
A+ Aa A-

Një grup deputetësh të opozitës, të drejtuar nga demokratja Albana Vokshi, kanë dalë nga seanca parlamentare ku po zhvillohen shumë debate për të informuar posaçërisht studentët e Mjekësisë që po protestojnë para Kuvendit për projektligjin që PS synon të miratojë sot lidhur me karrierën e tyre.

“Donim t’ju informonin, - u tha znj. Vokshi, studentëve të Mjekësisë, -  që ne nuk kemi lejuar të zhvillohet seancë normale. Ne ua kemi bërë të qartë që kushdo që ka sjellë këtë ligj djallëzor, sot duhet të jetë në murin e turpit.

Ai deputet që guxon të votojë këtë ligj, duhet të jetë në murin e turpit. Ne nuk do të lejojmë seancë normale. Nuk do të lejojmë seancë normale. Na jepni pak kohë. Do të kërkojmë një përfaqësi tuajën atje që ju  të jepni argumentet tuaja.

Ne duhet të dalim përjashta dhe ju duhet të jeni brenda sot, ai parlament duhet t’ju kthehet juve,” nënvizoi Vokshi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco