Bushati: Rilindasit vunë kujën për fondet e Kosovës, pse heshtin tani?

Bushati: Rilindasit vunë kujën për fondet e Kosovës, pse heshtin tani?

20:58, 19/07/2023
A+ Aa A-

Skandalet e qeverisë së Edi Ramës janë bërë tashmë të përditshme.

Sot u raportua një lajm skandaloz. Bashkimi Europian ka ndërprerë financimet për bujqësinë pasi ka kryer hetime për korrupsionin qeveritar.

Ndërkohë, në një reagim, gazetari Andi Bushati shkruan se rilindësit po heshtin, ndërkohë që vunë kujën kur u tha se do ngrihen fondet e BE për Kosovën.

“Të gjithë këta rilindasit që vunë kujën se po i ngriheshin fondet Kosovës, nuk i pashë sot të shqetësuar për ndërprerjen e financimeve të BE për bujqësinë shqiptare.

Apo kur penalizohesh për patriotizëm është turp, dhe kur të sanksionojnë si hajdut, është nder?

Le të mburren me këtë lloj burrërie të paktën,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco