Meta: Bujqësisë se rrënuar nga qeveria, i ndërpritet edhe ndihma e BE-së

Meta: Bujqësisë se rrënuar nga qeveria, i ndërpritet edhe ndihma e BE-së

18:41, 19/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të BE-së për të ndërprerë fondet e ndihmës për bujqësinë e Shqipërisë.

Meta shkruan se, sikur të mos mjaftonte financimi i dobët i bujqësisë, tani i ndërpritet edhe ndihma nga BE-ja.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.

Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të "Rilindjes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco